Dy shtetas të Serbisë, një mashkull dhe një femër, janë shoqëruar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportit policor, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Burimi: klankosova.tv ↗

