Dy shtetas të Serbisë, një mashkull dhe një femër, janë shoqëruar nga policia pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin në zonën e Koshuticës në Leposaviq.
Rasti është raportuar më 28 nëntor, rreth orës 21:00.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dy personat janë liruar.
Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

