Tuneli “Idiz Gjilani”, në lagjen Dardania në Prishtinë, do të jetë i mbyllur për qarkullim nga mbrëmja e së premtes deri të dielën pasdite, për shkak të organizimit të eventit “Halloween te Kultura House”.
Sipas njoftimit, ndalimi i qarkullimit do të hyjë në fuqi më 30 tetor, nga ora 18:00, dhe do të zgjasë deri më 1 nëntor, në orën 17:00, transmeton Klankosova.tv.
Kjo masë është ndërmarrë me qëllim të mundësimit të zhvillimit të aktivitetit dhe garantimit të sigurisë së pjesëmarrësve.
Qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik janë udhëzuar që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.
Burimi: klankosova.tv ↗

