KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trumpi, Putini dhe Xi planifikojnë takim të përbashkët historik në Kinë

Trumpi, Putini dhe Xi planifikojnë takim të përbashkët historik në Kinë

Presidenti amerikan, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai kinez, Xi Jinping, pritet të takohen javën e ardhshme në Kinë, në kuadër të një samiti ndërkombëtar.

Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, e cila ka konfirmuar se takimi trepalësh do të mbahet në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin Shenzhen të Kinës, transmeton Klankosova.tv.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, ka deklaruar se një nga temat kryesore të diskutimit do të jetë reduktimi i armëve bërthamore në botë. Sipas saj, Trump beson se përhapja e armëve bërthamore përbën një rrezik të madh për sigurinë globale.

Sipas BBC, në takim pritet të diskutohet edhe çështja e Iranit, ndërsa Ukraina nuk pritet të jetë pjesë e diskutimeve. Deri më tani, Moska dhe Pekini nuk kanë komentuar zyrtarisht për takimin.

Sipas zyrtarëve amerikanë, nuk pritet që nga ky takim të dalë ndonjë marrëveshje konkrete.

Trumpi do të mbërrijë në Shenzhen të mërkurën në mbrëmje, ndërsa samiti dy ditor do të mbledhë përfaqësuesit e 21 shteteve anëtare të APEC-ut. Të enjten, ai do të zhvillojë edhe një takim dypalësh me presidentin kinez, Xi Jinping.

Ky do të jetë takimi i katërt mes dy liderëve që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.