KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Vonesat në aeroporte, pas rifillimit të fluturimeve në SHBA

Vonesat në aeroporte, pas rifillimit të fluturimeve në SHBA

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka njoftuar se është hequr ndalesa mbarëkombëtare e fluturimeve në SHBA, e vendosur pas një defekti që kishte ndalur të gjitha fluturimet.

Duffy tha se do të duhet kohë që trafiku ajror të kthehet në normalitet, ndërsa shumë pasagjerë vazhdojnë të mbeten të bllokuar në aeroporte.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, bëri të ditur se ndërprerja u shkaktua nga një problem në telekomunikacion, duke theksuar se nuk ka asnjë dëshmi se bëhet fjalë për sulm kibernetik.

Zyrtarët ia kanë atribuuar problemin sistemeve të vjetruara, duke paralajmëruar se situata të ngjashme mund të përsëriten pa një rishikim të plotë të tyre.

Ndërprerja nisi rreth orës 21:00 GMT të së premtes dhe zgjati rreth katër orë. Ky ishte ndalimi më i madh i fluturimeve në SHBA që nga ai i vendosur pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, raportonn BBC./rtk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.