KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Për herë të parë, një amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së

Për herë të parë, një amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka pranuar studenten amerikane Virginia Hugo-Vidal, e cila ka nisur studimet në programin master në gjuhën angleze “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”.

Sipas njoftimit të Fakultetit Juridik, më 7 tetor, dekani i këtij fakulteti Avni Puka, priti në një takim mirëseardhjeje studenten, e cila, përveç formimit të mëparshëm në universitete prestigjioze, shënon edhe një moment të veçantë për këtë fakultet.

"Virginia Hugo-Vidal është studentja e parë me shtetësi amerikane që ndjek studimet e rregullta, me kohë të plotë, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës", thuhet në njoftimin e Fakultetit transmeton Klankosova.tv.

Ky program master synon trajtimin e çështjeve që lidhen me të drejtat e njeriut, të drejtën penale ndërkombëtare dhe drejtësinë tranzicionale.

Nga viti akademik 2023/2024, në këtë program janë përfshirë vazhdimisht edhe studentë dhe profesorë ndërkombëtarë, në kuadër të përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Ndërkombëtarizimi është një nga prioritetet e fakultetit në vitet e fundit, me synimin për të zgjeruar bashkëpunimin akademik dhe për të krijuar mundësi për shkëmbim të përvojave dhe njohurive në nivel ndërkombëtar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.