KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Elon Musk rikthen internetin Starlink për Ukrainën

Trump: Elon Musk rikthen internetin Starlink për Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se miliarderi Elon Musk ka rivendosur qasjen në internetin satelitor Starlink për Ukrainën, pasi kufizimet e fundit në lidhje kishin ndikuar drejtpërdrejt në operacionet luftarake të forcave të armatosura të Kievit.

Deklarata e Trumpit vjen menjëherë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se lidhja me "Starshield", sistemi i komunikimit të nivelit ushtarak i zhvilluar nga kompania SpaceX ende nuk ishte rikthyer plotësisht në funksion.

Rrjeti satelitor luan një rol jetik për forcat ukrainase në fushëbetejë, duke shërbyer për koordinimin e operacioneve, komunikimin taktik dhe drejtimin e dronëve si në sulmet ndaj pozicioneve ruse, ashtu edhe në mbrojtjen ajrore, raporton BBC.

Më herët, vetë Elon Musk kishte mohuar të ishte përgjegjës për ngadalësimin apo ndërprerjen e shërbimit, ndërsa administrata amerikane ka theksuar se nuk i ka dhënë asnjëherë udhëzime kompanisë SpaceX për të kufizuar sinjalin për ushtrinë e Ukrainës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.