KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kane e pranon: Familja ime është nervoze, do të doja ta dija fituesin e Topit të Artë

Kane e pranon: Familja ime është nervoze, do të doja ta dija fituesin e Topit të Artë

Harry Kane nuk e ka fshehur dëshirën për ta mësuar paraprakisht nëse do të jetë fituesi i Topit të Artë 2026.

Sulmuesi anglez pranon se pritja po krijon tension jo vetëm për të, por edhe për familjen e tij.

“Bashkëshortja ime do të preferonte ta dinte rezultatin që tani, ndërsa familja ime është shumë nervoze”, deklaroi Kane, sipas The Guardian.

Kane do të donte të mos priste deri në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

“E kuptoj pse organizatorët duan ta mbajnë sekret rezultatin, në mënyrë që të gjithë yjet të marrin pjesë në ceremoni. Por, nga këndvështrimi im, sigurisht që do të doja ta dija fituesin pa pritur gjithë mbrëmjen”, u shpreh sulmuesi anglez.

Ai pranoi se është e vështirë të mos mendojë për këtë çmim, sidomos për shkak të thashethemeve që qarkullojnë vazhdimisht.

“Përpiqem të mos mendoj për këtë. Sigurisht, është e vështirë. Gjithmonë ka thashetheme dhe informacione që qarkullojnë, ndaj përpiqem të qëndroj larg tyre”, shtoi Kane.

Sulmuesi i Bayern Munichut shpreson ta kurorëzojë me Topin e Artë një periudhë të jashtëzakonshme në karrierën e tij. Fituesi do të shpallet në ceremoninë e së hënës, më 26 tetor, në Londër. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.