Lionel Messi ka zbuluar se si dëshiron ta kujtojnë njerëzit në të ardhmen, duke theksuar se për të rëndësi ka pasur gjithmonë lufta për realizimin e ëndrrave.
“Si dua të më kujtojnë njerëzit? Si një sportist të madh që gjithmonë luftoi për të arritur objektivat dhe ëndrrat e tij”, deklaroi argjentinasi në një intervistë për agjencinë EFE.
Ylli i Inter Miamit foli edhe për lidhjen e veçantë me Barcelonën, klubin ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës dhe përjetoi sukseset më të mëdha.
“Është e vështirë të shpjegoj se çfarë do të thotë Barcelona për mua. Kam një dashuri të veçantë për qytetin dhe klubin”, u shpreh Messi.
Argjentinasi i kujtoi me kënaqësi trofetë e fituar, por edhe momentet e përditshme me bashkëlojtarët, nga stërvitjet deri te përjetimet që e bënë atë periudhë të veçantë.
“Ndonjëherë ia dola t’i arrija gjërat që dëshiroja, ndonjëherë jo, por nuk ndalova kurrë së provuari për t’i fituar të gjitha”, përfundoi tetë herë fituesi i Topit të Artë. /Zëri

