KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Do të shkojmë ta marrim uraniumin nëse ka marrëveshje me Iranin

Trump: Do të shkojmë ta marrim uraniumin nëse ka marrëveshje me Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nëse SHBA arrin një marrëveshje me Iranin, do të marrin uraniumin e pasuruar të vendit.

I pyetur nga gazetarët se si SHBA-të do ta marrin uraniumin e pasuruar të Iranit, një mollë sherri midis të dyjave prej vitesh, ai tha: “Është shumë e lehtë”.

“Nëse kemi një marrëveshje me ta, do të zbresim dhe do ta marrim vetë”, shtoi ai.

Duke thënë se raundi i fundit i bisedimeve midis Uashingtonit dhe Teheranit ndodhi të dielën vonë, Trump u tha gazetarëve përpara se të nisej për një udhëtim në jug të SHBA-së: “Ata duan shumë të arrijnë një marrëveshje. Edhe ne do të donim të arrinim një marrëveshje”.

“Do të flasim ndoshta sot, me telefon”, vazhdoi Trump.

Duke pretenduar se është “shumë e vështirë” për zyrtarët iranianë të dalin nga vendi, Trump tha gjithashtu se zyrtarët amerikanë dhe iranianë “do të takohen shumë, shumë shpejt” personalisht.

Në njoftimin e tij më herët sot për një ndërprerje pesë-ditore të sulmeve ndaj objekteve energjitike iraniane, presidenti amerikan tha: “Do të shohim se si do të shkojë kjo dhe nëse shkon mirë, do ta zgjidhim këtë çështje. Përndryshe, thjesht do të vazhdojmë të bombardojmë”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.