Trepça SH.A. ka dhënë kontratë në vlerë prej 1 milion e 537 mijë e 599 euro për instalimin e linjës së re elektrike për Minierën në Stantërg.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, të publikuar më 20 nëntor 2026, kontrata i është dhënë kompanisë “Electro Plus” SH.P.K., me seli në Vushtrri, shkruan IndeksOnline.
Në procedurën e prokurimit kanë marrë pjesë gjithsej katër operatorë ekonomikë, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 1 milion e 539 mijë e 180 euro, ndërsa kontrata është dhënë për 1 milion e 537 mijë e 599 euro.
Procedura është zhvilluar përmes negocimit pa publikimin e njoftimit për kontratë, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 23 nëntor 2026.
Vendndodhja e furnizimit dhe realizimit të projektit është përcaktuar Miniera e Stantërgut në Zveçan./IndeksOnline/

