Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka iniciuar procedurën e prokurimit për furnizimin me 12 valva për igemë për bllokun A3.
Sipas njoftimit për kontratë, vlera e parashikuar e këtij furnizimi është 14 mijë e 400 euro, shkruan IndeksOnline.
Në dokumentin e publikuar më 20 nëntor 2026, KEK ka bërë të ditur se furnizimi do të realizohet përmes procedurës së hapur, ndërsa kriter për dhënien e kontratës do të jetë çmimi më i ulët.
Valvat parashihet të dorëzohen në depon e TCA-së në Obiliq, ndërsa afati i realizimit të kontratës është 120 ditë nga dhënia e saj.
Operatorët ekonomikë të interesuar mund t’i dorëzojnë ofertat deri më 14 dhjetor 2026, në orën 12:00, përmes platformës elektronike të prokurimit.
Hapja e tenderëve është planifikuar të bëhet po atë ditë, në zyrat e KEK-ut në Prishtinë./IndeksOnline/

