Një grup personash, disa prej të cilëve mbanin helmeta, sulmuan një asamble studentore në kampusin e Universitetit të Athinës të mërkurën, duke plagosur tre persona, njoftuan shërbimi grek i urgjencës mjekësore dhe agjencia gjysmë-shtetërore e lajmeve "Athens News Agency".
Të tre personat morën trajtim në një spital të Athinës për lëndime që nuk ishin kërcënuese për jetën, bëri të ditur shërbimi i urgjencës, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Reuters, policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Nuk është ende e qartë se kush e kreu sulmin dhe për çfarë arsye. Nuk është raportuar për asnjë arrestim.
Ministria greke e Arsimit e dënoi dhunën, duke deklaruar se ajo "fyen komunitetin akademik dhe minon lirinë e shprehjes". /Klankosova.tv

