AEK-u i Athinës është duke i shkaktuar kokëçarje Real Madridit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Rezultati momental është 2:2, transmeton lajmi.net.
Golin e dytë për ekipin grek e shënoi mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Stavro Pilo në minutën e 75-të, pas një kundërsulmi të shpejtë të AEK-ut.
Por, epërsia e grekëve nuk zgjati shumë. Pas tre minutave, Real Madrid barazoi rezultatin me anë të Mbappes./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

