Gazetari nga Klan Kosova Andi Shabani, i cili është duke e përcjellë nga afër ndeshjen Irlandë-Kosovë, ka sjellë detaje shtesë në Klan Kosova.
Ai ka realizuar një intervistë me gazetarin Arlind Sadiku, i cili ka folur për pritshmëritë nga kjo ndeshje dhe atmosferën para përballjes.
Sadiku është shprehur optimist, duke thënë se shpreson që Kosova të arrijë të marrë të paktën një barazim.
“…Shpresojmë se do ta marrim një barazim… Besoj shumë se ndryshe do të jetë ndeshja nga ajo në Prishtinë, sepse Irlanda është në rrethana tjera”, ka deklaruar Sadiku.
Burimi: klankosova.tv ↗

