Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Pressing” në T7, ka komentuar edhe dënimin e dytë të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se ky vendim mund t’i bëjë presion Gjykatës së Apelit në shqyrtimin e rastit.
Sipas Haxhiut, shqetësimi i tij lidhet me faktin se tashmë ekzistojnë tri raste të dënimeve për pengim të drejtësisë, gjë që, sipas tij, mund të ndikojë në mënyrën se si do të trajtohen rastet në Apel.
“E kam problem se si pastaj Apeli do të sillet kur i ka tre precedentë, të trija të dënuara për pengim të drejtësisë. Kam përshtypjen që Apeli është formal”, ka deklaruar Haxhiu.
Ai ka theksuar gjithashtu se nuk mund të dënohet një person njëkohësisht sipas ligjit të Kosovës dhe atij të mëparshëm, duke përsëritur kundërshtimin e tij ndaj ligjit të propozuar nga PDK-ja.
“Ligjin që e ka propozu PDK është i gabushëm e kam thënë për këtë arsye”, tha ai.

