Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, me rezultatin 1–0 në favor të vendasve.
Dardanët u ndëshkuan pas një penalltie të shkaktuar nga Kreshnik Hajrizi, i cili preku topin me dorë në zonë. Nga pika e bardhë ishte i saktë Troy Parrott, që kaloi Irlandën në epërsi.
Situata u vështirësua edhe më shumë për Kosovën, e cila po luan me një futbollist më pak pas ndëshkimit me karton të kuq.
Dardanët kanë edhe 45 minuta në dispozicion për të kërkuar rikthimin në lojë, ndërsa barazimi mbetet rezultati që u mjafton për objektivin në këtë ndeshje.
/GazetaBlic Sport.
Burimi: gazetablic.com ↗

