Është pothuajse e sigurt që Real Madrid do të ketë një trajner të ri sezonin e ardhshëm, pasi Alvaro Arbeloa nuk ka arritur të ndryshojë situatën që nga momenti kur zëvendësoi Xabi Alonson në fillim të vitit.
Sipas ish-trajnerit gjerman Felix Magath, njeriu i duhur për të marrë drejtimin e skuadrës është ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
“Klopp do të ishte personi i duhur. Ai bëri një punë të shkëlqyer te Liverpool dhe di si të menaxhojë lojtarët me ndikim. Ai mund ta kontrollojë atë dhomë zhveshjeje”.
Magath, i cili ka punuar me Raulin te Schalke, foli me superlativa për legjendën e Real Madridit.
Felix Magath
“Nuk e njoh si trajner, e kam njohur si lojtar dhe ai ishte i jashtëzakonshëm në çdo aspekt”.
“Ai i kupton të gjitha detajet e futbollit dhe e njeh shumë mirë lojën. Jam i bindur se do të bëhet një trajner fantastik”, përfundoi Magath.
Kujtojmë, para pak viteve Magath ishte afër ta merrte drejtimin e Kosovës, por në fund zgjodhi të vazhdojë me nivelin e klubeve, pra atëkohë mori drejtimin e Hertha Berlinit./Telegrafi/