Kenan Yildiz ka nisur fazën e rikuperimit fizik dhe tashmë te Juventusi po shpresojnë që talenti turk të rikthehet në fushë në mesin e muajit dhjetor.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, rikthimi i tij mund të ndodhë më 14 dhjetor në përballjen ndaj Monzas ose më 19 dhjetor kundër Romës.
Yildiz ka kaluar një periudhë të vështirë, pasi pas operacionit të kryer më 31 gusht në Augusta, ai është detyruar të qëndrojë jashtë fushave për gati dy muaj.
Trajneri Luciano Spalletti mezi pret ta ketë sërish në dispozicion numrin 10, por në klub po tregohen shumë të kujdesshëm për të mos rrezikuar rikthimin e tij. Juventusit i mungon një lojtar i rëndësishëm në fazën ofensive dhe rikthimi i Yildiz mund të jetë një përforcim i madh për bardhezinjtë.

