KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gallapeni: Jemi shumë të motivuar për këto dy ndeshje

Gallapeni: Jemi shumë të motivuar për këto dy ndeshje

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, është shprehur optimist për atmosferën brenda ekipit në prag të dy ndeshjeve të radhës, duke theksuar se futbollistët janë shumë të motivuar dhe se prurjet e reja kanë sjellë energji pozitive në grup.

Në konferencën për media para ndeshjes me Izraelin, Gallapeni ka vlerësuar edhe punën e bërë gjatë stërvitjeve, duke theksuar intensitetin dhe përkushtimin e lojtarëve në përgatitjet për këto dy përballje.

“Atmosfera është mjaftë e mirë duke marr parasysh që e dimë rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve, edhe lojtarët e rinj kanë sjellë energji shumë pozitive brenda grupit. Poashtu edhe stërvitjet kanë shkuar shumë mirë sepse ka pasur shumë intensitet, shumë dëshirë dhe motiv për këto dy ndeshje dhe shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv”, tha Gallapaeni.

Kosova fillimisht do të përballet me Izraelin më 14 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më pas do të luajë ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.