Trajneri i Columbus Crew, Laurent Courtois, ka kritikuar sërish mënyrën se si po trajtohet Lionel Messi në kampionatin amerikan MLS.
Pas ndeshjes së fundit ndaj Inter Miamit, Courtois ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimet e gjyqtarëve, duke vënë në pikëpyetje faktin se argjentinasi nuk u ndëshkua me karton të kuq.
Sipas trajnerit, Messi duhej të përjashtohej pasi që e goditi një kundërshtar në fytyrë me top gjatë ndeshjes.
Por kritikat e tij nuk u ndalën me kaq. Courtois theksoi se edhe një episod tjetër në zonën e Columbus Crew duhej të ndëshkohej me karton të verdhë.
“Duke folur vetëm nga aspekti futbollistik, mendoj se kur ai u rrëzua brenda zonës sonë në fillim të ndeshjes, duhej të kishte marrë karton të verdhë”, deklaroi Courtois.
/GazetaBlic Sport/

