Futbollistja e Kombëtares së Gjermanisë, Laura Freigang, është pezulluar për 16 muaj nga të gjitha aktivitetet futbollistike, pas shkeljes së rregullave antidoping.
Vendimi parasheh që sulmuesja 28-vjeçare të mos marrë pjesë në asnjë ndeshje deri në tetor të vitit 2027. Pezullimi vlen gjithashtu edhe për stërvitjet me klubin e saj, Eintracht Frankfurt, që garon në Bundesligën gjermane, shkruan Indeksonline
Sanksioni është rezultat i një marrëveshjeje jashtëgjyqësore të arritur mes Freigang, Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Agjencisë Kombëtare Antidoping të Gjermanisë (NADA) dhe Agjencisë Botërore Antidoping (WADA).
Sipas marrëveshjes, futbollistja është ndëshkuar pasi ka humbur tri teste antidoping brenda një periudhe njëvjeçare. Rregullat antidoping i detyrojnë sportistët të jenë të disponueshëm për kontrolle në kohën dhe vendin e deklaruar.
Megjithatë, periudha e pezullimit është llogaritur në mënyrë retroaktive, duke nisur nga data kur NADA i kishte dorëzuar DFB-së njoftimin zyrtar për rastin./Indeksonline/

