KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shqipëria U-21 sot mëson rivalët për Evropianin e vitit 2027

Shqipëria U-21 sot mëson rivalët për Evropianin e vitit 2027

Shorti i fazës finale i Kampionatin Evropian U21 i vitit 2027 do të mbahet sot nga ora 18:30 në Beograd.

16 Përfaqësuese janë të ndara në 4 vazo e Shqipëria gjindet në vazon e katërt së bashku me Belgjikën, Serbinë dhe Çekinë.

Kjo do të thotë se këto përfaqësuese nuk mund të jenë kundërshtare të Shqipërisë në fazën e grupeve.

Vazoja e parë: Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia

Vazoja e dytë: Kroacia, Franca, Italia, Holanda

Vazoja e tretë: Polonia, Greqia, Finlanda, Norvegjia

Vazoja e katërt: Belgjika, Çekia, Serbia, Shqipëria

Në Kampionatin Evropian do të marrin pjesë 16 përfaqësuese, të ndara në katër grupe me nga katër ekipe.

Dy përfaqësueset më të mira nga secili grup do të kualifikohen në çerekfinale.

Vendet nikoqire të Kampionatit Evropian do të jenë Serbia dhe Shqipëria, ndërsa turneu do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027.

Ndeshjet do të zhvillohen në shtatë qytete.

Në Shqipëri, nikoqire do të jenë Tirana, Elbasani dhe Shkodra, ndërsa në Serbi Beogradi, Baçka Topola, Loznica dhe Leskovci.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.