Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur mirënjohje për ekipet që merren me pastrimin dhe mirëmbajtjen e shtratit të Lumbardhit.
Përmes një deklarate, Totaj ka vlerësuar punën e ekipeve dhe angazhimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike për mirëmbajtjen e këtij lumi.
“Mirënjohje për ekipet e pastrimit të shtratit të Lumbardhit, të cilat kujdesen në mënyrë sistematike për mirëmbajtjen e këtij aseti të çmuar të Prizrenit, një punë e shkëlqyeshme e Drejtorisë së Shërbimeve Publike”, u shpreh Totaj. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

