KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Leao zbulon dëshirën e tij për Topin e Artë: “Shpresoj që ta fitojë ky lojtar”

Leao zbulon dëshirën e tij për Topin e Artë: “Shpresoj që ta fitojë ky lojtar”

Rafael Leao shpreson që Lamine Yamal ta fitojë Topin e Artë dhe të vazhdojë të fitojë trofe të rëndësishëm me Barcelonën.

Sulmuesi portugez i Galatasarayt nuk i ka kursyer elozhet për talentin e madh të yllit të ri katalanas.

Pavarësisht humbjes 1-4 të Galatasarayt ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, Leao ka shprehur admirimin e tij për Yamal, i cili ishte ndër protagonistët kryesorë të fitores së skuadrës së Hansi Flickut.

“Shpresoj që Lamine Yamal ta fitojë Topin e Artë dhe të fitojë trofe të mëdhenj me Barcelonën”, deklaroi Leao për TNT Sports Brasil.

“Është ndër më të mirët në botë”

Sulmuesi portugez e vlerësoi jo vetëm cilësinë e Yamalit në fushë, por edhe karakterin e tij jashtë saj.

“Ai është ndër lojtarët më të mirë në botë dhe është një lojtar e një person që e vlerësoj jashtëzakonisht shumë. Gjithashtu, është i rrethuar nga lojtarë të mirë në një klub të jashtëzakonshëm”, u shpreh Leao.

Yamal shkëlqeu në fitoren 4-1 të Barcelonës në Stamboll, duke dhënë dy asistime brenda vetëm tri minutash në pjesën e dytë. Paraqitja e tij ndikoi drejtpërdrejt në përmbysjen e rezultatit dhe i solli çmimin e lojtarit të ndeshjes.

Edhe pse këtë herë ishte në anën e humbësve, Leao nuk ngurroi ta vlerësonte talentin e yllit të Barcelonës, duke shprehur dëshirën që ai të kurorëzohet me çmimin individual më prestigjioz në futbollin botëror. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.