KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tiranë: Aksident i rëndë pranë tunelit të Murrizit, dy viktima dhe pesë të plagosur

Tiranë: Aksident i rëndë pranë tunelit të Murrizit, dy viktima dhe pesë të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:15 në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në spital për kontroll mjekësor. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.

Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./TCH

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.