KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski: Maqedonia ka qarkullim në rritje në industri, vetëm opozita dëshiron që vendi të shkojë në minus

Mickoski: Maqedonia ka qarkullim në rritje në industri, vetëm opozita dëshiron që vendi të shkojë në minus

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha sot se podhimi industrial është pozitiv dhe kjo është shumë domethënëse, duke pasur parasysh situatën në botë, por edhe në Bashkimin Evropian, i cili është partneri ynë më i madh tregtar.

“Ajo që më inkurajon është qarkullimi në industri, i cili është mbi 5,5 për qind më i lartë në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Kjo do të thotë se qarkullimi në industri është në rritje, si në vend ashtu edhe në tregun ndërkombëtar, ndërsa kjo u konfirmua më parë nga rritja e eksportit”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Siç vlerësoi, këto janë lajme të këqija për opozitën e cila dëshiron që vendi të shkojë në minus, e jo në plus.

“Të gjithë treguesit tregojnë atë që e thamë që në fillim, se na duhet durim, se duhet t’i konsolidojmë gjërat ngadalë dhe më në fund, pas pothuajse dy vitesh e gjysmë, kemi arritur në pikën zero, ndërsa ishim në minus të thellë. Kemi arritur në pikën zero, nga ku duhet të fillojë dikush në pushtet dhe që tani e tutje pres vetëm rritje, por kjo nuk varet gjithmonë vetëm nga ne, por edhe nga situata në botë. Shpresoj që shumë shpejt, duke filluar nga sot, do të mund të flasim për zhvillim më intensiv”, deklaroi Mickoski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.