KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

TikTok po planifikon bonuse më të mëdha gjatë vitit 2026, pasi synon të mbajë talentët më të mirë

TikTok po planifikon bonuse më të mëdha gjatë vitit 2026, pasi synon të mbajë talentët më të mirë

ByteDance, kompania mëmë e TikTok, planifikon të rrisë ndjeshëm shpenzimet për stafin me performancë të lartë në vitin 2026, sipas një memoje të brendshme të siguruar nga Business Insider.

Kompania synon të shpenzojë rreth 50% më shumë globalisht për bonuse dhe rritje pagash për punonjësit më të vlerësuar, me qëllim mbajtjen dhe tërheqjen e talenteve.

Përfitimet nuk do të jenë për të gjithë, por vetëm për ata që kalojnë pragje të caktuara në vlerësimet vjetore të performancës.

ByteDance njoftoi gjithashtu se do të investojë 35% më shumë në bonuse për punonjësit që përmbushin ose tejkalojnë pritshmëritë.

Një pjesë më e madhe e shpërblimeve do të jepet në para të gatshme, ndërsa periudha e “vesting”-ut për aksionet do të shkurtohet nga katër në tre vjet.

Paralelisht, kompania do të ristrukturojë pozicionet e punës në 10 nivele të reja dhe do të vendosë standarde më të larta performance.

Këto masa vijnë në një moment ndryshimesh për TikTok, teksa një pjesë e biznesit në SHBA pritet të ndahet në një sipërmarrje të përbashkët me investitorë të rinj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.