KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Tahiri: Buxheti i vitit 2027 është i përkohshëm, projektet rrezikojnë të mbesin në letër

Tahiri: Buxheti i vitit 2027 është i përkohshëm, projektet rrezikojnë të mbesin në letër

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2027, duke e cilësuar atë si buxhet të përkohshëm dhe duke paralajmëruar se shumë prej projekteve të përfshira në të rrezikojnë të mos zbatohen.

Gjatë diskutimit në Kuvendin e Kosovës, Tahiri ka thënë se projektbuxheti është kryesisht përsëritje e buxhetit të vitit 2026 dhe se në shumicën e organizatave buxhetore vërehet një rritje e vogël e mjeteve.

“E shoh këtë buxhetin e vitit 2027, e shoh buxhet të përkohshëm. Ku e bazoj këtë vlerësim? Për shkak se kur e sheh tabelën buxhetore dhe i sheh programet e Qeverisë, kjo është një përsëritje e buxhetit 2026 dhe në shumicën e organizatave buxhetore ka një ngritje bukur të vogël”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka shprehur shqetësimin se projektet e përfshira në dokument mund të mbesin vetëm në letër, për shkak të mungesës së financimit të duhur.

“Konstatimi im i parë është që buxheti, projektet të cilat i kam parë në këtë dokument, rrezikojnë me mbet projekte në letra dhe mos me qenë të zbatuara. Ka rrezik serioz që ndërlidhet me një listë të dëshirave që e shohim në projekt, por një mosbuxhetim të projekteve”, ka thënë ai.

Tahiri ka kritikuar edhe nivelin e zbatimit të investimeve kapitale gjatë vitit 2026, duke e cilësuar atë si joefikas.

“Kur shohim implementimin e projekteve në vitin 2026, shohim një joefikasitet të tmerrshëm. Kur shohim projektet e investimeve kapitale, shohim 80 për qind të projekteve që janë të vjetra, e vetëm 20 për qind janë projekte të reja.

Një numër i projekteve të reja të cilat ish dashtë me qenë prezent, kanë financim shumë të dobët. Kjo për ne është problem shumë i madh”, ka theksuar deputeti i AAK-së.

“Ky buxhet është buxhet i përkohshëm dhe nuk është buxhet i cili do të hyjë në zbatim në vitin 2027, pres që do të ketë një rishikim të shpejtë të këtij buxheti”, ka deklaruar Besnik Tahiri në foltoren e Parlamentit./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.