KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

TikTok po fut një teknologji të re për të zbuluar përdoruesit e mitur në Evropë

TikTok po fut një teknologji të re për të zbuluar përdoruesit e mitur në Evropë

TikTok do të fillojë në javët e ardhshme të vendosë një teknologji të re për detektimin e moshës në të gjithë Evropën, njoftoi kompania të premten, ndërsa platforma në pronësi të ByteDance po përballet me presione rregullatore për të identifikuar dhe hequr llogaritë e fëmijëve nën 13 vjeç.

Sistemi do të analizojë informacionet në profil, videot e publikuara dhe modelet e sjelljes për të vlerësuar nëse personi pas një llogarie të caktuar është i mitur, shkruan reuters.

Tensionet rriten më tej nga fakti se një gjykatës në shtetin federal të Delaware në Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojë të premten kërkesën e TikTok për të hedhur poshtë padinë që prindërit e pesë fëmijëve nga Britania e Madhe e dorëzuan vitin e kaluar, pasi fëmijët vdiqën duke realizuar video “prank” dhe “challenge”.

Në padinë thuhet se algoritmet e TikTok promovuan përmbajtje të rrezikshme për fëmijët, përfshirë sfidën e njohur si “blackout challenge” që inkurajonte vetë-dëmtimin përmes mbytjes.

“ByteDance ka dëmtuar këta fëmijë pasi udhëheqësia e dinte që vendimet e tyre në programim mund të çojnë në vdekje aksidentale të fëmijëve”, thuhet në padinë e dorëzuar në Gjykatën e Delaware.

Disa nga fëmijët ishin nën 13 vjeç.

“Shprehim ngushëllimet tona më të thella këtyre familjeve”, tha një zëdhënës i TikTok, duke shtuar se kompania ndalon rreptësisht përmbajtjen që promovon ose inkurajon sjellje të rrezikshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.