KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Ora u kthye pas, por çfarë ndodh me trupin tonë?

Ora u kthye pas, por çfarë ndodh me trupin tonë?

Ndërrimi i orës mund të ndikojë në gjumin dhe shëndetin tonë më shumë sesa mendohet. Edhe pse fitimi apo humbja e një ore duket i parëndësishëm, ndryshimi mund të çrregullojë ritmin biologjik të trupit.

Sipas ekspertëve, studime të ndryshme kanë evidentuar rritje të rasteve të sulmeve në zemër pas kalimit në orën verore, ndërsa në vjeshtë është vërejtur një tendencë e kundërt. Megjithatë, rezultatet ndryshojnë nga një studim në tjetrin dhe rreziku individual mbetet përgjithësisht i ulët.

Ekspertët shpjegojnë se ndryshimi i papritur i orarit mund të ndikojë në cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit, duke rritur presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe nivelin e stresit në organizëm. Më të ndjeshëm mund të jenë personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare apo tensioni i lartë.

Mungesa e vazhdueshme e gjumit lidhet gjithashtu me rrezik më të lartë për obezitet, diabet të tipit 2 dhe probleme metabolike.

Si ta mbrojmë shëndetin?

Të rriturit rekomandohet të flenë 7-9 orë në natë. Mbajtja e një orari të rregullt të gjumit, ekspozimi ndaj dritës natyrale në mëngjes, aktiviteti fizik dhe një rutinë relaksuese para gjumit mund ta ndihmojnë trupin të përshtatet më lehtë.

Ekspertët theksojnë se gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin e zemrës dhe organizmit në përgjithësi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.