KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mimoza Kusari u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dalin dhe të votojnë

Mimoza Kusari u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dalin dhe të votojnë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dalin në mbështetje të "Koalicionit Shqiptar".

Përmes një postimi në Facebook ajo tha se sot përmes votës qytetarët shqiptarë duhet të shprehin vullnetin e tyre.

"Sot, është dita kur duhet të shprehni vullnetin tuaj. Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin, me kundërvënie si përgjigje. Të gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni në vendlindje për të votuar. Sikurse, u bëj thirrje bashkëkombësve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të përfshihen aktivisht e të dalin secili e secila për të votuar dhe të mbështesin numrin 17, “Koalicionin Shqiptar”.Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen".

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.