Kompania “Termokos” ka njoftuar konsumatorët se furnizimi me ngrohje do të ndërpritet përkohësisht në orët e para të së shtunës.
Kjo, sipas tyre, do të ndodhë për shkak të ndaljes së kontrolluar të njësisë B2 të TC Kosova B, e cila do të pamundësojë furnizimin me avull për prodhimin e energjisë ngrohëse.
“Gjatë kësaj periudhe, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përmes ngrohtores që mbulon nevojat e kësaj qendre.Kjo ndërprerje e përkohshme do të shfrytëzohet për të adresuar vështirësitë e paraqitura në qarkullimin e ngrohjes gjatë ditëve të para të këtij sezoni ngrohës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Termokos kërkoi mirëkuptim dhe bëri të ditur se do të jetë në koordinim të ngushtë me KEK-un për rikthimin e furnizimit me avull./Klankosova.tv

