Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u ka bërë thirrje komandantëve ushtarakë që të intensifikojnë stërvitjet, me synimin që ushtria e vendit të bëhet “më e fuqishmja në botë”.
Kim i bëri këto deklarata gjatë një takimi dyditor të mbajtur në Phenian, më 22 dhe 23 tetor, raporton Reuters.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, raportoi të shtunën se në fjalimin e tij, Kim kërkoi që të arrihet “qëllimi i ngritjes së ushtrisë në epokën e re”.
“Le të ndërtojmë ushtrinë më të fuqishme dhe të përshpejtojmë një revolucion ushtarak sipas mënyrës sonë”, citohet të ketë thënë Kim, transmeton Klankosova.tv
Sipas KCNA-së, ky ishte takimi i parë në nivel të gjithë ushtrisë që nga Kongresi i Nëntë i Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, i mbajtur në shkurt. /Klankosova.tv

