Lamine Yamal ka rezervuar një avion privat për të udhëtuar drejt Londrës, ku të hënën do të mbahet ceremonia e 70-të e ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë”, e organizuar nga “France Football” në bashkëpunim me UEFA-n.
Sipas “Cadena COPE”, ylli i Barcelonës do të shoqërohet nga prindërit, partnerja Inés García, familjarë, miq dhe pjesëtarë të ekipit të tij të përfaqësimit.
18-vjeçari synon të fitojë për herë të tretë çmimin e talentit më të mirë të ri, ndërsa këtë herë shpreson të triumfojë edhe në garën për futbollistin më të mirë në botë.
Vitin e kaluar, Yamal organizoi një festë në Paris, por u largua para përfundimit të saj, pasi çmimin kryesor e fitoi Ousmane Dembélé.
Në ceremoninë e këtij viti pritet të jetë e pranishme edhe një delegacion i gjerë i Barcelonës, i kryesuar nga presidenti Joan Laporta. Në mesin e kandidatëve për çmimet individuale janë Pau Cubarsí dhe disa futbollistë të tjerë të klubit katalanas.
Te femrat, Alexia Putellas shihet si favorite për “Topin e Artë”, ndërsa Vicky López është ndër pretendentet kryesore në kategorinë e talenteve të reja. Joan Garcia dhe Cata Coll synojnë çmimet për portierët më të mirë.

