KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Së shpejti prindër, Ana dhe Kevini kanë një tjetër arsye për të festuar

Së shpejti prindër, Ana dhe Kevini kanë një tjetër arsye për të festuar

Ana Ejupi dhe Kevin po festojnë dyvjetorin e lidhjes së tyre. Me këtë rast, Ana ka ndarë disa fotografi në Instagram, të shoqëruar me një dedikim të gjatë e plot dashuri për partnerin e saj.

Në postimin e saj, ajo ka kujtuar rrugëtimin e përbashkët, duke treguar se gjatë këtyre dy viteve kanë kaluar sfida, por edhe shumë momente të bukura, të cilat i kanë afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin.

“Jam shumë, shumë me fat edhe shumë falënderuese që je pjesë e imja. Sot i mbushim dy vite bashkë dhe shpresoj që kemi me u plak bashkë”, ka shkruar Ana, ndër të tjera.

Ky përvjetor vjen në një periudhë të veçantë për çiftin, pasi ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Siç ka treguar më herët Ana, në muajin janar pritet të vijë në jetë vajza e tyre, duke i bërë prindër për herë të parë.

Kështu, dyvjetori i lidhjes i gjen Anën dhe Kevinin në prag të një kapitulli të ri në jetën e tyre, ndërsa së shpejti familjes së tyre do t’i bashkohet edhe një anëtare e vogël. 

View this post on Instagram

A post shared by Matiana Ejupi (@anaejuppi)

A post shared by Matiana Ejupi (@anaejuppi)

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.