Për festa të fundvitit zbukurohen shumë elemente në shtëpinë dhe kopshtin tonë.
Pos këtyre vëmendje i kushtojmë edhe paraqitjes sonë për këto festa.
Kështu fillojmë me veshjen, më pas vazhdojmë me flokët e grimin.
Gjithashtu edhe zbukurimi i thonjve ka një veçanti tek vajzat, kështu ka modele të ndryshme që preferohet t’i dekoroni thonjtë tuaj.
Ngjyrat që përdoren më shumë janë e kuqe, e bardhë, e gjelbër dhe ngjyrë ari.
Ndërsa figurat të cilat përdoren më shumë ku shihen edhe në video janë fjollat e borës, bredhat, kapela dhe gjëra tjera që simbolizojnë këtë periudhë.
Burimi: zeri.info ↗

![Modele të dizajnimit të thonjve për Vitin e Ri [video]](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2026/November/21/auto_thonje1795245906.jpg)