Telegrafi shpall konkurs për plotësimin e dy (2) pozitave Content Writer në kuadër të departamentit të Studios në Prishtinë, për krijimin dhe përgatitjen e përmbajtjeve të shkruara për klientët dhe partnerët e Telegrafit.
Kjo pozitë është e dedikuar për zhvillimin e ideve dhe koncepteve kreative, hartimin e artikujve promocional dhe përshtatjen e përmbajtjeve me nevojat, mesazhet dhe objektivat e komunikimit të klientëve.
Content Writer do të jetë pjesë e ekipit të Studios dhe do të bashkëpunojë me ekipin dhe klientët në planifikimin, përgatitjen dhe finalizimin e përmbajtjeve për kampanja të ndryshme promovuese.
Nëse ke aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar, kreativitet në zhvillimin e përmbajtjeve dhe përvojë në gazetari, marketing apo Content Writing, kjo është mundësia për t’iu bashkuar ekipit të Telegrafit.
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
● Bashkëpunon me ekipin për të krijuar ide dhe koncepte për klientët.
● Kulturë shkrimi dhe kreativitet në përpilimin e përmbajtjes atraktive dhe moderne
● Koordinohet me klientët për ta kuptuar mesazhin e tyre, zërin e brendit dhe audiencën e targetuar.
● Propozon koncepte të artikujve për ta fuqizuar nje kompani të klientit, per të arritur promovim adekuat ne kampanja perkatese.
● Bashkëpunon me klientët për t’i edituar dhe modifikuar artikujt në mënyrë që t’iu përshtatet kërkesave të tyre.
Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:
● Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe në të shkruar të gjuhës shqipe.
● Aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze.
● Minimum 1 vit përvojë pune në Content Writing, në fushën e gazetarisë apo të marketingut.
● Kreativitet në zhvillimin e ideve dhe përmbajtjeve për klientë të industrive të ndryshme.
● Aftësi për krijimin e titujve tërheqës dhe artikujve promocional.
● Njohuri bazike të SEO-së dhe trendeve të përmbajtjes digjitale.
● Aftësi hulumtimi dhe përshtatjeje të stilit të shkrimit me identitetin e brendit.
● Aftësi për punë ekipore, organizim dhe respektim të afateve.
● Njohja dhe përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale (AI) për hulumtim dhe krijim të përmbajtjeve konsiderohet përparësi.
Ju përfitoni:
● Asistencë edukimi dhe trajnime shtesë.
● Anëtarësim falas në palestër.
● Zbritje speciale në librarinë Dukagjini.
● Hapësirë moderne e punës e karakterizuar me teknologji të lartë.
● Mbulim të shpenzimeve telefonike (Minuta, SMS e internet).
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të e tyre më së largu deri më datën 23 tetor 2026 në e-mail adresën hr@telegrafi.com ne titull të email-it të vendoset APLIKIM PËR POZITËN: CONTENT WRITER.
Ju falënderojmë paraprakisht për interesimin! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

