KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Të shtëna me armë ndaj yllit të Bollywood-it, Tiger Shroff

Të shtëna me armë ndaj yllit të Bollywood-it, Tiger Shroff

Aktori i njohur i Bollywood-it, Tiger Shroff, ka shpëtuar pa lëndime pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj veturës së tij në Mumbai, të dielën në mbrëmje.

Nga incidenti u plagosën shoferi i aktorit dhe një person tjetër, ndërsa tre të dyshuar janë ndaluar në shtetin fqinj të Rajasthanit, raportojnë mediat e huaja.

Ngjarja ndodhi në lagjen luksoze Juhu, teksa aktori 36-vjeçar po largohej nga një aktivitet privat.

Sipas policisë, të shtënat janë kapur edhe nga kamerat, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur motivi i sulmit.

Tre të dyshuarit u ndaluan pak pasi mbërritën me tren në Rajasthan dhe pritet t’u dorëzohen autoriteteve në Mumbai.

Sipas marrjes në pyetje, dy prej tyre kanë pasur raste të mëparshme me autoritetet, njëri për vjedhje dhe tjetri për shkelje të Ligjit për Armët.

Sulmi ka nxitur reagime edhe në industrinë indiane të filmit.

Shoqata e Punëtorëve të Kinemasë në Indi e dënoi incidentin, duke paralajmëruar se frika nga bota e krimit mund t’i detyrojë emrat e njohur të largohen nga Mumbai.

Shoqata bëri të ditur se i ka dërguar një kërkesë ministrit të Brendshëm të Indisë për të shtuar sigurinë për familjen e aktorit.

Ndërkohë, kryeministri i shtetit Maharashtra, Devendra Fadnavis, e cilësoi ngjarjen si një çështje serioze dhe të dënueshme.

Hetimet e policisë po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar arsyen pse aktori u vu në shënjestër.

Tiger Shroff njihet veçanërisht për rolet e tij në filmat aksion, përfshirë serinë “Baaghi” dhe filmin “War”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.