KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Juventusi po kërkonte golat, ajo që bëri Kalulu i tërboi tifozët

Juventusi po kërkonte golat, ajo që bëri Kalulu i tërboi tifozët

Juventusi pësoi një humbje të rëndë 3-0 nga Lazio në kuadër të javës së shtatë të Serie A, ndërsa një moment nga fundi i ndeshjes ka shkaktuar reagime të shumta te tifozët e skuadrës torineze.

Në qendër të kritikave është mbrojtësi francez Pierre Kalulu, veprimi i të cilit po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.

Në momentin kur Juventusi ishte në disavantazh prej dy golash dhe i nevojiteshin dy gola për të shmangur humbjen, Kalulu mori topin në krahun e majtë, pranë zonës së tij të rreptësisë.

Megjithatë, në vend që të nxitonte për ta çuar lojën përpara, mbrojtësi e mbajti topin dhe bëri disa veprime që irrituan tifozët, të cilët prisnin më shumë urgjencë nga skuadra e tyre.

Situata u përkeqësua edhe më shumë në minutat e fundit, kur Lazio shënoi golin e tretë. Dele-Bashiru realizoi në minutën e 89-të, duke vulosur fitoren e mysafirëve, pasi më herët kishin shënuar Provstgaard në minutën e 37-të dhe Isaksen në të 66-tën.

Ndërkohë, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, nuk ishte në bankën rezervë për shkak të pezullimit.

Pas ndeshjes, në një prononcim për DAZN, ai pranoi se skuadra e tij ishte më e dobët se Lazio, duke theksuar se lojtarët ishin të ngadaltë si fizikisht, ashtu edhe në marrjen e vendimeve.

Sipas Corriere dello Sport, pas vërshëllimës së fundit, futbollistët e Juventusit u përcollën me vërshëllima nga tifozët e zhgënjyer, të cilët nuk e fshehën pakënaqësinë për paraqitjen e skuadrës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.