KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tahiri pas vizitës së Krasniqit: Sot Baca Jakup na mërziti shumë

Tahiri pas vizitës së Krasniqit: Sot Baca Jakup na mërziti shumë

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë.

Tahiri ka thënë se Krasniqi gjithë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare, luftës çlirimtare dhe pavarësisë së Kosovës, duke shprehur dhimbjen për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet.

“Të dhemb në shpirt kur një njeri, i cili ia kushtoi jetën çështjes kombëtare, luftës çlirimtare dhe pavarësisë së vendit, trajtohet në një mënyrë që mund t’i kënaqë vetëm armiqtë dhe ata që dikur punuan kundër interesit shtetëror e kombëtar".

"Jakup Krasniqi është një emër i lartësuar në historinë e vendit tonë. Një histori së cilës iu përkushtua që në rini, duke vënë në shërbim të saj intelektin, dijen, energjinë dhe gjithë qenien e tij".

"Sot na dhemb shpirti për historinë tonë e sot Baca Jakup na mërziti shumë!”, ka shkruar Tahiri.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.