KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gucati për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë: Është turp të mos jetë i lirë në tokën e tij

Gucati për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë: Është turp të mos jetë i lirë në tokën e tij

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij në Prishtinë, duke shprehur pakënaqësi për faktin se ish-kryetari i Kuvendit nuk mund të jetë i lirë në vendin e tij dhe pranë familjes.

Përmes një postimi në Facebook, Gucati e ka cilësuar të rëndë dhe të padrejtë situatën me të cilën po përballet Krasniqi, duke vënë në pah kontributin e tij për lirinë e Kosovës, raporton IndeksOnline.

Ai ka përmendur edhe bashkëshorten e Krasniqit, Sevidijen, për të cilën ka thënë se qëndron e fortë përkrah tij, pavarësisht vështirësive.

Gucati ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për kufizimet që, sipas tij, i janë bërë Krasniqit, duke theksuar se nuk i lejohet as takimi i lirë me familjarët në vendin për të cilin kishte sakrifikuar.

​”Baca Jakup ka hyrë në histori si burrë shteti e idealist i pastër. Prangat fizike nuk mund ta errësojnë dot pastërtinë e rrugës së tij, por dënimi më i madh nuk i bëhet atij i bëhet vetë ndërgjegjes sonë kolektive, nëse heshtim përpara këtij persekutimi. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, por krenaria dhe dinjiteti i Bacës Jakup dhe Zonjës Sevidije nuk gjunjëzohen kurrë”, ka shkruar Gucati.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.