KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sveçla: Vendimi për dhënien e Tulltores në shfrytëzim për 50 vjet është i paligjshëm

Sveçla: Vendimi për dhënien e Tulltores në shfrytëzim për 50 vjet është i paligjshëm

Kryesuesi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka deklaruar se vendimi për dhënien në shfrytëzim të Tulltores së qytetit për 50 vjet është në kundërshtim me ligjin.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ky është vlerësim i Departamentit Ligjor të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

“Departamenti Ligjor i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës për dhënien në shfrytëzim të Tulltores së qytetit për 50 vjet është në kundërshtim me normat ligjore që rregullojnë këtë fushë”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka theksuar se Tulltorja vazhdon të jetë në pronësi dhe menaxhim të Komunës së Prishtinës.

“Tulltorja mbetet në pronësi dhe menaxhim të Komunës së Prishtinës”, ka deklaruar ai.

Sveçla i ka bërë thirrje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që të ndalojë, siç ka thënë ai, përpjekjet për tjetërsimin e pasurisë publike.

“Ftojmë Kryetarin e Kryeqytetit të ndalojë përpjekjet për tjetërsimin e pasurisë publike të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar ai.

Sipas tij, projekti i planifikuar për Tulltoren duhet të realizohet nga Komuna e Prishtinës dhe të financohet përmes buxhetit komunal.

“Projekti i paraparë për Tulltoren duhet të financohet nga buxheti komunal dhe të realizohet nga vetë Komuna”, ka përfunduar Sveçla. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.