KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rasti në KK të Mitrovicës, Berisha: Unë dola jashtë të freskohem, ai e ka marrë në tjetër aspekt (VIDEO)

Rasti në KK të Mitrovicës, Berisha: Unë dola jashtë të freskohem, ai e ka marrë në tjetër aspekt (VIDEO)

Diskutimi në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, që kaloi në përplasje fizike në mes asamblistit të PDK-së, Artan Berisha, dhe drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gazmend Asllani, ka nxitur reagime të shumta.

Për atë që ndodhi ka folur në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova vetë Berisha, i cili situatën e krijuar e konsideron të pakëndshme dhe fjalorin e Asllanit të patolerueshëm.

“Unë dola jashtë me u fresku, jo për m'u konfrontu me të, por ai zotnia e ka marrë në atë aspekt”, tha Berisha.

Ai po ashtu ka theksuar se, në aspektin e përgjithshëm, ata janë viktima dhe janë po ata që kërcënohen dhe shantazhohen.

“Nuk mundet me na mbajt moral, as mu as atyre që janë në asamble komunale, një njeri që ka ardhë, ka nejt ma shumë në zyrë të (ish)nënkryetarit, zotërisë Arian Tahiri, sesa nashta në vendin ku e ka ai".

Ndërsa, për kryetarin e Komunës, Faton Pecin ka thënë se, po të donte t’i qetësonte gjakrat, do të duhej të dilte me një komunikatë për të sqaruar situatën.

“Zotëri Peci, nëse do të kishte qenë i interesum për me qetësu situatën, do të kishte dalë menjëherë me një komunikatë dhe do të kishte ulë gjakrat, e jo me dalë me thanë na sulmun”, deklaroi Berisha.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.