Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka kërkuar nga Kuvendi formimin e një komisioni hetimor parlamentar për të shqyrtuar veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt.
“Por pyetja tjetër që ka lindur është: Çka me institucionet e tjera? Me Prokurorinë, me Gjykatën, me Qendrën për Punë Sociale, e cila është në varësi të komunës, me Mbrojtësin e Viktimave, me vetë IPK-në”, ka deklaruar Sveçla.
Ai ka kërkuar që të gjitha institucionet e përfshira të japin llogari për mënyrën se si e kanë trajtuar rastin.
“Kam kërkuar nga Parlamenti që të bëjë komision hetimor parlamentar në mënyrë që të gjitha institucionet të vijnë para jush në komision dhe të japin llogaridhënie për veprimet apo mosveprimet e tyre”, ka thënë Sveçla. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

