Lamine Yamal ka vlerësuar bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Pau Cubarsí, duke thënë se ai e meritonte çmimin e lojtarit më të mirë të ri, të cilin Yamal e fitoi në ceremoninë e Topit të Artë.
“Do të doja që Cubarsí të ishte këtu, sepse mendoj se ky çmim duhej t’i takonte atij. Ai ka kohë që po luan në një nivel të shkëlqyer”, deklaroi Yamal.
Sulmuesi spanjoll falënderoi Barcelonën dhe kombëtaren e Spanjës për mbështetjen, ndërsa theksoi se kjo ishte hera e tretë që merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit për talentin më të mirë të ri.
Burimi: lajmi.net ↗

