KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Më ke akuzuar se kam ardh e dehur në Kuvend”, Haxhiu përplaset me Lushtakun: Ulu në vend

“Më ke akuzuar se kam ardh e dehur në Kuvend”, Haxhiu përplaset me Lushtakun: Ulu në vend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është përplasur me deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku, duke rikujtuar disa raste nga përplasjet e mëparshme në Kuvend.

Haxhiu tha se në një seancë të mbajtur në orën 22:00 të mbrëmjes, ajo dhe deputetja Arbërie Nagavci ishin akuzuar nga Lushtaku se kishin ardhur të dehura në Kuvend.

“Para se më fol Mërgim Lushtaku, unë po i kujtoj veç dy momente, sepse çka na tha flasim këtu, na dëgjojnë qytetarët, pa dyshim.E, shumë mirë, kur në një moment, në një seancë, në orën 22:00 të mbrëmjes, unë jam akuzuar bashkë me Arbërie Nagavcin nga deputeti i Lushtakut që kemi ardhur në Kuvend të dehura.E di çka do të thotë kjo, zoti Lushtaku? Kjo do të thotë që ti po e poshtëron një gru, pra ka qenë shpifje, që po e poshtëron një gru, që po e denigron një grua në baza gjinore, është një cenim i dinjitetit dhe paramendojeni, paramendojeni çfarë efekti ka ajo deklaratë këtu në këtë Kuvend të Republikës së Kosovës.E po ashtu, po ashtu, unë, krahët e mi, i thashë Arian Tahiri, tha, se kam ditë – krahët e mi i kam pasur të mavijosur prej Mërgim Lushtakut kur e ka bërë dhunën në këtë Kuvend.Po mua s’më ka thirrur prokuroria! Mua nuk më ka thirrur prokuroria! Prandaj, çfarëdo veprimi ne bëjmë këtu në këtë seancë, çfarëdo veprimi që ne bëjmë në këtë seancë, duhet tepër të kemi kujdes, sepse shumë besoj që i inkurajojmë njerëzit jashtë kësaj salle për me ndërmarrë veprime të tilla.Kur Mërgim Lushtaku e dhunon fizikisht midis Kuvendit një deputete, një ministre, ose kushdo tjetër, natyrisht që ia jep të drejtën atij zotëria vetë që me ndërmarrë veprime të tilla.Ujin nuk ma jep, zotëri! Ujin nuk ma jep! Unë ujin e marr me dorën teme, se për ty s’kam nevojë. Për ty nuk kam nevojë, se unë ujin e marr me dorën teme. Prandaj, kur ti, kur ti më mëson mua si me u sjellë me një grua e merr fjalën, tash ulë në vend, ulu!”, tha Haxhiu.

E pas këtyre fjalëve të kryeparlamentares, deputeti Lushtaku i është afruar përballë saj duke biseduar me njëri tjetrin. /eo

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.