Roma ka shënuar një fitore të thellë në shtëpi ndaj Cagliarit, në sfidën ku u realizuan plot gjashtë gola.
Romakët u rikthyen nga disavantazhi për të regjistruar triumf me rezultat bindës 4-2.
Cagliari faktikisht kaloi në epërsi përmes M’Bala Nzola, i cili realizoi nga pika e bardhë (10’).
Mirëpo, gëzimi i mysafirëve zgjati pesë minuta, me Romën që barazoi përmes Emanuele Lulli (15’).
Roma pastaj e përmbysi epërsinë falë Niccolo Pisilli që shënoi me një goditje të lehtë pas asistimit të Lullit (21’).
Cagliari arriti të kthehet vonë në lojë për të barazuar falë supergolit të Daniele Maldinit (81’).
Mirëpo, Roma kërkoi me patjetër pikët e plota. Vendasit menjëherë nisën sulmin dhe Rodrigo Mora shënoi me kokë për ta rikthyer epërsinë (85’).
Dy minuta më vonë, Donyell Malen e vulosi fitoren pas një topi të kthyer nga goditja e tij e parë (87’).
Roma me këtë triumf renditet në pozitën e tretë me 21 pikë ndërsa Cagliari qëndron në pozitën e nëntë me 13 sosh./Telegrafi/

