KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dita e 15-të e protestave studentore në Tiranë përmes fotografive

Dita e 15-të e protestave studentore në Tiranë përmes fotografive

Protestat studentore në Tiranë kanë hyrë në ditën e 15-të, ndërsa një grup protestuesish janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit.

Pamjet nga protesta e së martës tregojnë tensione para godinës së ministrisë, ku disa protestues u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe kartonëve.

Në fotografi shihet edhe prania e shtuar e forcave policore, të cilat janë pozicionuar pranë objektit për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar incidente të mundshme.

Në gatishmëri është vendosur edhe një autobot me ujë, në rast të përshkallëzimit të situatës.

Ndryshe nga dy ditët e fundit, kur protestat u zhvilluan pa përplasje të mëdha ndërmjet demonstruesve dhe policisë, dita e 15-të është shoqëruar me djegien e materialeve para ministrisë.

Fotografitë nga vendngjarja pasqyrojnë atmosferën e protestës, praninë e forcave të rendit dhe zhvillimet para Ministrisë së Arsimit në kryeqytetin shqiptar./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.