KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Suçiç zbulon idhujt e tij: Messi në fëmijëri, Ronaldo fenomeni në historinë e Interit

Suçiç zbulon idhujt e tij: Messi në fëmijëri, Ronaldo fenomeni në historinë e Interit

Mesfushori i Interit, Petar Suçiç, ka folur për futbollistët që e kanë frymëzuar gjatë karrierës, fanellat që i ruan me më shumë kujdes dhe momentet më të veçanta që ka përjetuar në futboll.

“Kur isha i vogël, admiroja Lionel Messin, por në historinë e Interit idhulli im është padyshim Ronaldo, Fenomeni”, ka deklaruar futbollisti kroat.

Suçiç ka treguar gjithashtu se cilat fanella të shkëmbyera me kundërshtarët kanë një vlerë të veçantë për të.

“Janë dy fanella që i ruaj me shumë kujdes: ajo e Luka Modriçit dhe ajo e Martin Odegaardit të Arsenalit”, ka zbuluar ai.

Mesfushori ka kujtuar edhe rrugëtimin e tij në futboll, duke përmendur njerëzit që e kanë ndihmuar në zhvillimin e karrierës, përfshirë trajnerin Nenad Bjelica dhe bashkëlojtarin e tij, shqiptarin Arian Ademi.

Një nga ndeshjet që e ka emocionuar më shumë ishte plejofi i Ligës së Kampionëve kundër Qarabagut, një përballje me rëndësi të madhe për klubin e tij të atëhershëm, Dinamo Zagrebin.

Suçiç e ka cilësuar gjithashtu të paharrueshëm debutimin në “San Siro”, kur Interi fitoi 5:0 ndaj Torinos.

“Luajtëm shumë mirë dhe tifozët ishin të lumtur. Mendoj se ishte një nga netët më të bukura të jetës sime”, ka thënë ai.

Kroati ka përmendur si momente të veçanta edhe fitimin e kampionatit dhe Kupës së Italisë, duke theksuar se është me fat që ka arritur të fitojë trofe në tri shtete të ndryshme. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.